Kaliforni, protestë e ashpër kundër Donald Trump
Qindra demonstrues kanë bllokuar rrugët në Kaliforni, ku kandidati republikan për president, Donald Trump, ka mbajtur një tubim...

Policia deri më tani ka arrestuar të paktën 20 persona. Ky reagim i qytetarëve ka ardhur pas deklaratave të Tramp, i cili kishte premtuar se nuk do të lejonte depërtimin e miliona emigrante të paligjshëm në këtë zonë, në rast se zgjidhet president i SHBA-ve.
Tramp po përballet me kundërshtim të fortë në disa pjesë të Kalifornisë, veçanërisht në mesin e Latinëve.
Ndërkohë një ditë më parë Trampi mori një goditje të fortë nga kundër kandidati i tij republikan Ted Kruz, pasi ai deklaroi se kishte zgjedhur biznesmenën Karli Fiorina si zëvendës presidente.
Tramp tha para turmës se është hera e parë në histori që një kandidat i cili është “matematikisht i vdekur” në garën për Shtëpinë e Bardhë deklaron kandidatin e mundshëm për zëvendës president.
“Kruz ka dështuar. Senatorët nuk e duan atë. Ai është ai djalosh senator i Shteteve të Bashkuara dhe është aq i pa pëlqyer saqë askush nuk e përkrah. Ndërsa ai mendon se do të Wtojë dhe deklaron zëvendësuesin e tij”, tha Donald Tramp.
Amfiteatri ku po mbahej tubimi i Trumpit ishte mbushur me rreth 18 mijë njerëz dhe qindra të tjerë që rrinin jashtë.
