Maqedoni

Për vdekjen e Kërpaçit, rezultatet e ekspertizës ende nuk zbardhen

30.04.2016 17:00

Prokuroria Themelore ende nuk ka zbardhur rezultatet e ekspertizës të përfunduar dje pasdite të dëshmitarit tashmë të ndjerë të Prokurorisë Speciale, Kosta Kërpaç...

Nga kjo prokurori thonë se kanë urdhëruar që të kryhen analiza dhe hulumtime shtesë, me qëllim që të sigurohen rezultate më të mira nga hetimet.

Hetimi duhet ti shuajë dilemat nëse bëhet fjalë për vetëvrasje ose likuidim, të cilat u ngritën pas raportit fillestarë se i ndjeri është gjetur me plagë në gjoks, dhe se bëhej fjalë për dëshmitar të Prokurorisë Speciale.

Kërpaç ishte menaxhues i firmës “Finzi”, historiku i pronësisë të së cilës lidhet me firmën NVSP, e përmendur në bombat e opozitës në rastin “mitmarrja”, ku dyshohet ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov.