Botë
Parlamenti Evropian, Ballkani Perëndimorë në listën e vendeve të sigurta
30.04.2016 17:11
Parlamenti Evropian filloi procedurë për krijimin e një liste të përbashkët evropiane të "vendeve të sigurta" në fqinjësinë e saj...
Parlamenti Evropian filloi procedurë për krijimin e një liste të përbashkët evropiane të "vendeve të sigurta" në fqinjësinë e saj, ku duhet të gjenden shtatë shtete gjegjësisht rajoni i tërë i Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
Nëse miratohet lista ajo do të thoshte se qytetarët e atyre shteteve nuk do të mund të marrin azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.
PE me këtë shpreson se me listën do të zvogëlohet presioni nga azilkërkuesit në vendet-anëtare të BE-së.
Sipas të dhënave të FRONTEKS-it, vetëm vitin e kaluar dhe vetëm nga Kosova në BE kanë mbërritur dhe kanë kërkuar azil 24.000 persona.
Komiteti për drejtësi dhe liri të qytetarëve në PE e ngritën nismën për krijimin e "vendeve të sigurta nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.
Nisma është në fazën fillestare dhe priten polemika kush dhe si i përmbush kriteret që të gjendet në listë
