Festa e Pashkëve, Dimitriev lutet për mençuri, Ivanov për drejtësi
Kryeministri teknik Emil Dimitriev në urimin e tij për festën e Pashkëve, lutet që Zoti të na japë mençuri...

Sipas tij në këto momente uniteti dhe solidariteti janë shumë të nevojshme.
Dimitriev në letrën e tij fton qytetarët që të qetë të festojnë dhe uron që të kthehemi në rrugën e përparimit, të vazhdojmë që bashkërisht të ndërtojmë dhe të krijojmë për vendin tonë të përbashkët.
Ndërkohë urim për festën e Pashkëve ka dërguar edhe presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov i cili ditë më parë fali 56 funksionarë dhe persona të përfshirë në hetime për krime serioze. Ivanov tani fton qytetarët që bashkërisht të përforcojmë drejtësinë, solidaritetin dhe marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore.
Më tej Ivanov thotë se detyra jonë është që në të ardhmen të dërgojmë mesazh për të vërtetën dhe besimin që jetojmë, t’i ruajmë dhe t’i respektojmë vlerat që sipas tij janë besimi, respekti dhe ndihmesa e ndërsjellë.
