Ekonomi

Çmimet e shitjes më të larta të prodhimeve industriale

30.04.2016 18:13

Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në mars të kërij viti janë më të larta për 0,5 për qind në nivel mujor...

Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në mars të kërij viti janë më të larta për 0,5 për qind në nivel mujor, ndërsa pëe 0,1 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në krahasim me muajin paraprak çmimet e shitjes janë më të larta në grupet Energji për 0,9 për qind.

Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,7 për qind dhe Prodhimeve kapitale për 0,4 për qind, derisa në grupin e Prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë kanë mbetur në nivel të njëjtë.

Në krahasim me marsin e vitit 2015, çmimet e shitjes janë më të larta në grupet Prodhime kapitale për 8,6 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2,3 për qind dhe Energji për 1,4 për qind.