Vendet e bashkimit evropian nuk do të paguaj për roaming
Prej sot vendet e bashkimin evropian nuk do të paguajnë më tarifa për shërbimin roaming...

Vendimi është marë nga parlamenti evropianë i cili vendosi shfuqëzimin e kostove ekstra për përdorimin e telefonisë apo mesazheve Brenda shteteve të unionit.
Tani operatorët do të kenë mundësi të ngarkojnë përdoruesit me vetëm 5 cent për një minutë për thirrje, 2 cent për mesazhe dhe 5 cent për internet pa TVsh.
Ndërsa Parlamentit Europian, gjithashtu planifikon që shfuqizon të gjitha tarifat e roamingut deri në qershor të vitit 2017.
Sipas nenkryetarit të tregut dixhital ne këshillin evropian Andrej Asip tani jemi në fazen fillestare para se ti heqim harxhimet për roaming.
Kjo nuk do të thot kursim i parave vetëm për evopianët por në këtë mënyrë i thyejmë barierat në tregun e vetëm dixhital.
Marrëveshja e nënshkruar mes zyrtarëve europianë dhe kompanive celulare që operojnë brenda unionit do të hyjë në fuqi në qershor 2017, çka do të thotë që përdoruesit do të mund të paguajnë të njejtat tarifa si në shtëpitë e tyre.
Marrëveshja e arritur sot gjithashtu parasheh trajtim të barabartë të trafikut të internetit, përveç bllokimit në rast të ndonjë sulmi kibernetik.
