Shënohet 1 maji dita ndërkombëtare e punës
Dita ndërkombëtare e punës që tradicionalisht festohet për nder dhe përkujtim të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre, sot do të shënohet edhe në Maqedoni...

Lidhja e sindikatave të Maqeodnisë do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re.
Fushata do të realizohet gjatë tërë vitit, ndërkaq do të fokusohet edhe në anëtarësim në sindikatat e punëtorëve të paorganizuar, dhënie të mundësisë institucionale për realizim të mbrojtjes kolektive dhe sigurimit të drejtësisë sociale, inkluzionit social, solidaritetit dhe të drejtave kolektive të siguruara të punëtorëve.
LSM edhe këtë vit do të kërkojë inkuadrim në të gjitha proceset të cilat çojnë drejt avancimit të dialogut social, më tepër vende të punës, zbatim të demokracisë industriale, avancim të informimit dhe konsultimit, pjesëmarrje në menaxhimin ekonomik, avancim të procesit të negociimit dhe kontraktimit kolektiv, sigurim të kushteve për vende të punës të shëndetshme dhe të sigurta, rroga të sigurta dhe të rritura, barazi gjinore dhe ekonomike dhe sigurim i të drejtave të pasuruara sociale dhe standarde për të gjithë punëtorët.
