LUGINA E PRESHEVËS

Musliu: Putini na inkurajon për shkëputjen e Luginës nga Serbia

17.03.2014 10:57

Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.....

Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, ka thënë ai për Presheva Jonë.

“Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës - me Leposaviqin dhe Zubin Potokun. Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”.