Maqedoni
Festa e Pashkëve, Ahmeti uron besimtarët ortodoks
01.05.2016 12:40
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve...

Në komunkatë për media, Ahmeti duke uruar besimtarët për festën e pashkëve ka thënë se sivjet po përballemi me vëshirësi të shumta dhe tejkalimi i tyre sipas tij varet nga mirëkuptimi mes njererëzve për të pasur një të ardhme më të mirë.
”Fryma e Pashkeve është ringjallja e jetës dhe shpresës. Sivjet, të gjithë ne po përballemi me vështirësi, kapërcimi i të cilave varet mbi të gjitha nga mirëkuptimi midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një të nesërme më të mirë. Qytetarët meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë”, ka thënë Ahmeti.
Në fund kryetari BDI-së ka uruar duke shpresuar që vitin e ardhshëm kjo festë t’i gjejë më mirë.
