Botë
Teksas, vërshimet lënë gjyshen dhe 4 fëmijë të vdekur
01.05.2016 12:51
5 është bilanci i viktimave të cilat i la pas moti i keq që shkaktoi dhe tornado, breshër dhe shira të rrëmbyeshëm në disa shtete të SHBA-së qendrore, raportuan autoritetet e vendit...

Gjyshja dhe 4 niperit dhe mbesat e saj mbetën të vdekur ndërsa një person tjetër raportohet i humbur në vërshimet e shkaktuara në Teksas.
Viktimat kishin lëshuar shtëpinë e cila ishte mbuluar me shi deri në çatinë e saj të cilët më pas i kishte marrë me vete uji në rrjedhë dhe masë të madhe si rezulatat i vërshimeve të shumta.
"Ajo kishte 4 fëmijët me vete dhe është përpjekur ti largon nga uji, nuk di se si ka aritur ta bën ajo këtë. Por ujërat kanë qenë shumë të fuqishme për fuqinë e saj dhe ajo kishte thënë se nuk mundet më të përballojë këtë gjendje ku është lëshuar në to”, shprehet baba dhe djali i viktimave Dleniel Hudnall.
Viktimat ishin të moshës 6, 7, 8,9 dhe 64 vjeçare raportuan mediat lokale. Niveli i ujit të shkaktuar nga moti i keq arriti deri në 19 cm në më pak se një orë.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka raportuar për vërshime të menjëhershme dhe të fuqishme brenda një ore të cilat u shtrinë nga nga Teksasi lindor drejt Misisipit si dhe prej New Orleans drejt rajonint jugor të Luizianës.
Erërat e forta në disa pjesë kanë shkulur pemë dhe kanë këputur linjat e energjisë elektrike ku mbi 4200 konsumatorë kanë ngel pa energji elektrike raporton shërbimi kombëtar.
Moti keq shkaktoi edhe 7 tornado të fuqishme të cilat shkatëruan shumë shtëpi në zonat e prekura.
REJHANE BUSHI-METAJ
