Botë
Ekuador 13 ditë pas tërmetit, gjendet gjallë 72 vjeçari
01.05.2016 13:21
Ekipet shpëtimtare të Ekuadorit gjetën një burrë 72 vjeçar nën rrënoja, pothuasje dy javë pas tërmetit katastrofal i cili e goditi shtetin jugamerikan...

Manuel Vaskez, ishte i robëruar nën rrënoja nga tërmeti, gjatë të cilit para 13 ditëve, humbën jetën 660 njerëz.
Shpëtimtarët dëgjuan zëra në një ndërtesë pjesërisht të rrënuar". Vaskez u prnaua në spital në gjendje të çorientuar dhe i dehidruar, ndërsa mjekët konstatuan se ka probleme me veshkët dhe se ka humbur disa gishtërinj të këmbëve gjatë goditjes me intensitet prej 7,8 ballëve.
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea paralajmëroi vendosjen e disa masave drastike ekonomike, të cilat kanë për qëllim t'i mbulojnë dëmet nga tërmeti, të cilat vlerësohen në tre miliardë dollarë.
