Roma dhe Napoli e kryejnë detyrën
“Romakët” në “Olimpiko” mundën skuadrën nga “Friuli” me rezultatin 3:2, ndërkohë Napolit i mjaftoi një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit nga ana e argjentinasit, Gonzalo Higuain, për të rrëmbyer tre pikët e plota nga transferta në Torino......

Roma dhe Napoli kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 28-të në Serie A, duke mundur Udinezen, gjegjësisht Torinon. “Romakët” në “Olimpiko” mundën skuadrën nga “Friuli” me rezultatin 3:2, ndërkohë Napolit i mjaftoi një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit nga ana e argjentinasit, Gonzalo Higuain, për të rrëmbyer tre pikët e plota nga transferta në Torino.
Roma përballë Udinezes avansoi në minutën e 22-të përmes golit të shënuar nga ana e kapitenit Françesko Toti, ndërkohë vetëm 8 minuta më vonë Matia Destro mgriti epërsinë e Romës në 2:0.
Mysafirët pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë ngushtuan epërsinë e vendasve me anë të Xhampiero Pincit, ndërkohë epërsinë prej dy golave të Romës, e ktheu Vasilios Torosidis me golin e shënuar në minutën e 69-të.
Goli i Dushan Basta në minutën e 80-të solli një farë shprese për mysafirët nga “Friuli”, të cilët megjithatë deri në mbyllje të takimit nuk arritën të gjejnë rrugën e duhur drejt rrjetës së Morgan De Santis, i cili nuk kapituloi edhe për herë të tretë, duke rruajtur rrjetën e tij të paprekur në 10 minutat e fundit.
Ishte kjo fitorja e 18-të për Romën nga gjithsejë 27 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast kjo skuadër me 61 pikë arriti që të ruajë pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë Napoli me 3 pikë më pak, pozicionohet vetëm në vendin e tretë. (infOSport.mk)
