Botë

Turqi, nga dy sulme terroriste 4 të vdekur dhe 36 të plagosur

01.05.2016 13:43

Sulmi i dytë terrorist gjatë ditës në Turqi ka lënë të vrarë tre ushtarë dhe 14 të tjerë të plagosur...

Akti është kryer nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), teksa ushtarët ishin në krye të detyrës gjatë një operacioni ushtarak në periferinë e Nusajbinit, të provincës juglindore të Mardinit kanë deklaruar forcat e armatosura turke.

Ndërkohë që sulmi vjen në të njëjtën kohë me atë të ndodhur në provincën tjetër juglindore të Gaziantepit, ku një autobombë shpërtheu pranë portës hyrëse të ndërtesës së Policisë, duke lënë të vdekur një polic.

Sulmi i ndodhur në Mardin vjen vetëm një ditë pasi ushtria njoftoi vdekjen e një kapiteni të qëlluar nga një snajper i PKK-së, sërish në Nusajbin, periferi jo e vetme kjo që është nën shtetrrethim prej 14 marsit, duke qenë se ushtarët kanë qenë duke çmontuar një bombë të vendosur atje nga militantët kurdë.

Në të njëjtin qark, dy oficerë policie dhe një ushtar u plagosën nga një sulm me raketë nga një automjet i blinduar.

Më herët gjatë 30 prillit, ushtria bëri të ditur se avionët turq kishin shkatërruar objektivat e PKK-së në Irakun verior.

Sa i përket sulmit të sotëm në Gaziantep, ku humbi jetën një oficer policie të paktën 18 policë të tjerë dhe 4 civilë janë plagosur.

Me dhjetëra ambulanca dhe automjete zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa shpërthimi mësohet të jetë dëgjuar kilometra larg.

Agjenci të ndryshme lajmesh thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna pas shpërthimit, por për këtë priten ende konfirmime.

ADNAN HAJDARI