Maqedoni

Qytetarët për festën e 1 Majit, destinacioni më i preferuar Saraji

01.05.2016 14:13

Si çdo vitë edhe këtë vitë “1 Maji” i sivjetmë u shënua me piknik në natyrë, qendra rekreative...

Destinacioni më i preferuar i qytetarëve mbetet qendra rekreative Saraj, megjithëse numri i qytetarëve që kishin dalë këtë vit ishte më i vogël.
 
Në Saraj sot ishin të gjitha gjeneratat. Me rendësi për ta ishte të argëtohen dhe të kalojnë një ditë sa më të hareshme me familjarët e tyre apo me shoqëri. 
 
“Kemi dal me familje të gjithë bashkë si çdo herë që e festojmë  1 Majin. Çdo herë vimë  këtu ne Saraj dhe nuk e ndërojmë asnjëher për 1 maj na duket vendi  më i mirë dhe më afër jemi. 
 
Po kemi dal me familjare, fëmijtët ti shëtisim.
 
Festën e 1 majit me familje. Po dalim gati çdo vitë dhe më së shumti jemi nëpër vende shqiptare në Saraj kështu. 
 
Shume bukur është dhe këtë vitë vendi është shumë i pastërt. Çdo  vite dalim me familje me vajzat dhe shoqen. 
 
Po kemi dal të argetohemi me familje dhe fëmijët”, shprehen qytetaret për TVM2. 
 
Qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të festojnë “1 Majin” në Saraj, i kanë respektuar rregullat e qytetit të Shkupit për të mos ndezur zjarre, duke përgatitur ushqimin në zgarë profesionale.
 
REJHANE BUSHI-METAJ