Botë

Financial Times, Kosovës i hiqen vizat këtë javë; Thaçi, arritje e vonuar por historike

01.05.2016 14:34

Kreu i shtetit kosovar Hashim Thaçi, ka thënë se pret që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin...

Kreu i shtetit kosovar Hashim Thaçi, ka thënë se pret që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike. Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike”, ka thënë Thaçi.

Këtë javë pritet që Komisioni Europian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës.Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të martën ka shprehur mbështetjen e plotë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian për zbatimin pa kushte të regjimit pa viza për Gjeorgjinë derisa ky vend pret që regjimi pa va viza me BE-në të hyjë në fuqi në qershor.

Ndërkohë Komisioni Evropian tashmë ka propozuar që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian të heqin kërkesat për viza për qytetarët gjeorgjianë brenda gjashtë muajve.