Maqedoni

Festa e Pashkëve, nën hijen e krizës politike

01.05.2016 14:45

Besimtarët ortodokës sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët, ditën kur Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij dhe është ringjallur nga të vdekurit...

Festa po mbahet nën hijen e krizën e politike dhe të papriturave që mund të sjell çasti. Në këtë frymë janë edhe urimet e krerëve të shtetit dhe liderëve politik. 
 
Presidenti Ivanov, në vijë me vendimin e për abolim. Edhe për Pashkë kërkon faljen në kontekst të rrethanave politike.    
 
“Në këto çaste më shumë na duhet ajo që e urojnë edhe Pashkët. Uron që të falim njëri tjetrin dhe të bashkohemi. Na mbetet ta duam Maqedoninë pasi në frymën e traditës tonë duhet të duam atë që kemi dhe jo atë që nuk e kemi”, shprehet kryetar i RM-së, Gjorge Ivanov.
 
Të tejkalojmë veten për të tejkaluar krizën, porositi kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev. 
 
“Këto kohë të vështira për Republikën e Maqedonisë. Vlerësoj se kjo festë erdhi në kohë të duhur dhe shpresoj se pas kësaj feste, pas përmbushjes së shpirtrave tonë, gjatë këtyre ditëve që patëm nëpër kisha dhe manastire, Maqedonia do të tejkalojë veten dhe këtë krizë dhe do të lundrojmë nëpër ujra të qeta”, shprehet kryeministri Emil Dimitriev.
 
Ndërkaq, kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, duke iu referuar projektit të opozitës, e Vërteta për Maqedoninë, thotë se në Maqedoni po ndodh ringjallja e lirisë. 
 
“Ne vëtë e deshëm të Vërtetën dhe fituam dritë, shpëtimtaren e së vërtetës. Dëshiruam Drejtësi dhe vjen drejtësia që i këput sinxhirët e së keqes. I liron qytetarët e ndershëm, modest dhe të durueshëm, në numër gjithnjë më të madh që e plotësojnë atë, unik dhe të bashkuar”- shënon Zaev në urimin e tij për festën e Pashkëve.
 
Situata politike nuk është anashkaluar as nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në urimin e tij drejtuar besimtarëve ortodoks.
 
“Fryma e Pashkeve është ringjallja e jetës dhe shpresës. Sivjet, të gjithë ne po përballemi me vështirësi, kapërcimi i të cilave varet mbi të gjitha nga mirëkuptimi midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një të nesërme më të mirë. Qytetarwt meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë”- thuhet në urimin e Ahmetit.
 
Me rastin e Paskëve sot në të gjitha tempujt krishterë u mbajt liturgji. Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë.
 
Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur Jezu Krishti gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet ai.
 
SHPËTIM NUREDINI