Maqedoni

LASH, drejtime joshëse dhe të kërkuara në treg

01.05.2016 15:33

Edhe për vitin akademik 2016-2017 sipas Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni...

Edhe për vitin akademik 2016-2017 sipas Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni, nxënësit më shumë interesim vazhdojnë të shprehin për gjimnazin, ekonominë, dhe mjekësinë.
 
Kryetari i LASH-it Nuhi Dardhishta, për TVM2 e konfirmon të njejtën duke shtuar se edhe përkundër faktit se në vend janë rreth 18 shkolla të mesme, nxënësit shqiptarë vazhdojnë interesimin për në shkollën e mesme të ekonomisë “Arseni Jovkov” pastaj në shkollën e mesme të mjekësise, dhe në gjimnazin “Zef Lush Marku”.
 
Kreu i LASH-it, Dardhishta thotë gjithashtu se në pjesën dërrmuese të shkollave të mesme ka paralele me mësim në gjuhën shqipe. 
 
“Në Shkup si zakonisht edhe këtë vit shkollor në 18 shkolla të mesme kemi paralelele me mësim në gjuhën shqipe, prej atyre në disa shkolla kemi nga një paralele duke filluar prej  shkollës së muzikës, artit figurativ të edukimit fizik pastaj kemi edhe shkollën e mesme të përpunimit të drurit nga një paralelele. Kemi më shumë paralele kuptohet në “Zef Lush Marku”, shkollën e mesme “Cvetan Dimov” ku kemi edhe Ekonomi edhe në Mjeksi, kemi shkollën e mesme të Ekonomisë. Kemi drejtime për optikën e syve në shkollën e mesme “Marija Kiri” ku vitin e  kaluar qysh në afatin e parë u plotësuan vendet e lira”, shprehet kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta. 
 
Dardhishta potencon se për vitin e ardhëshëm akademik po bëhen përpjekje për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe edhe në ato pak shkolla të mesme profesionale por që kohëve të fundit janë tejet atraktive për tregun e punës.
 
“Ne u preferojmë nxënësve sidomos në drejtimet e elektro teknikës në shkollën e mesme të “Mihajllo Popin” ku nuk kemi paralele, aty kemi drejtim tre vjeçar montues elektrik që vjen shumë më shpejt deri te zanati dhe te fitimi dhe mjerisht në Shkup te ne ende nuk kemi hapur paralele atje mbi 20 vite nuk ka paralele në gjuhën shqipe, megjithëse bëhet orientimi nëpër shkolla ju sugjerohet nxënësit nuk e preferojnë por sivjet duhet të punohet më shumë shërbimi pedagogjik i shkollave fillore që ti plotësojmë ato paralele për elektro teknikë”, shprehet kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta. 
 
Dardhishta potencon se duhet të punohet më shumë me nxënësit e shkollave fillore  gjegjësisht informimin e prindërve të tyre për orientimin e fëmijëve në drejtimet dhe zanatet e ndryshme aty ku kanë më tepër aftësi, që pastaj më lehtë të vie deri te punësimi i tyre.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI