Maqedoni
Riktehen protestat në mbështetje të Specijales
01.05.2016 16:28
Dhe përderisa kreu shtetëror dhe liderët politik, në ditën e pashkëve iu lutën Zotit për tejkalimin e krizës...

Dhe përderisa kreu shtetëror dhe liderët politik, në ditën e pashkëve iu lutën Zotit për tejkalimin e krizës, Nisma qytetare joformale “Protestoj, përmes profilit në rrjetet sociale ka njoftuar se nesër, më dy maj, rrikthehet në rrugë për të protestuar.
“Nga e marta, në kohë të njëtë, para PPS-së i vazhdojmë protestat, deri në plotësimin e tetë kërkesave të Nismës Protestoj", qëndron në thirrjen e saj.
Nisma qytetare joformale “Protestoj” njofton se e mbështet edhe Marshin protestues të dy majit, i cili fillon para Pallatit të ndërtimorëve.
“Çdokush që proteston kundër regjimit autoritar dhe të korruptuar, në formë të padhunshme dhe pa e monopolizuar luftën është pjesë e nismës Protestoj", thuhet në apel.
Protesta e larme futet në javën e tretë kundër vendimit të presidentit për abolimin e 56 zyrarëve të akuzuar për krim dhe në mbështetje të punës së Prokurorisë Publike Speciale.
