Maqedoni
1 Maji: Sindikatat, fushatë në vend të protestave
01.05.2016 17:06
Për dallim nga shumë vende të botës ku Një Maji, shënohet me protesta, në Maqedoni nuk ndodhi një gjë e tillë për Ditën ndërkombëtare të punës...

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë njoftoi se Ditën ndërkombëtare të punës do ta shënojë me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re, e cila do të realizohet gjatë tërë vitit.
“LSM edhe këtë vit do të kërkojë inkuadrim në të gjitha proceset të cilat çojnë drejt avancimit të dialogut social, më tepër vende të punës, zbatim të demokracisë industriale, avancim të informimit dhe konsultimit, pjesëmarrje në menaxhimin ekonomik, avancim të procesit të negociimit dhe kontraktimit kolektiv, sigurim të kushteve për vende të punës të shëndetshme dhe të sigurta, rroga të sigurta dhe rritje rrogash, barazi gjinore dhe ekonomike dhe sigurim i të drejtave të pasuruara sociale dhe standarde për të gjithë punëtorët.”-njofton LSM
Ndërkaq, Karta për solidaritet të sindikatave dhe shoqatave për të drejta të punëtorëve, ka ftuar të gjithë punëtorët dhe qytetarët e Maqedonisë në marshin protestues që organizon të hënën para Pallatit të ndërtimorëve, në ora 18.
“Shkelja e vazhdueshme e të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve është njëra nga padrejtësisë kyçe që po përjetojmë. Sëbashku të ngremë zërin në marshin protesues”, thuhet në thirrjen e Kartës së nënshkruar nga dhjetë sindikata.
Ndrsyhe, Dita ndërkombëtare e Punës festohet në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur prej 1 deri më 4 maj në vitin 1886 në Çikago, kur demonstruesit kërkonin vendosjen e orarit të punës prej tetë orëve.
SHPËTIM NUREDINI
