Botë

Irak 33 të vdekur, 50 të lënduar

01.05.2016 17:20

33 persona humbën jetën, mbi 50 janë lënduar sot gjatë shpërthimeve të dy automobilave ¬bombë në qendër të qytetit Samava, Iraku jugor.

Shpërthimi i parë ndodhi në afërsi të ndërtesës së Qeverisë lokale, ndërsa i dyti rreth 400 metra më larg, në afërsi të stacionit të autobusëve.

Dëshmitarët flasim për  automobila të djegur dhe kufoma në rrugë, mes të cilëve ka edhe fëmijë. Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

“Shteti Islamik” i kontrollon rajonet në perëndim dhe veri të Irakut, larg provincave jugore, ku ndodhet Samava, ku sulmet terroriste janë relativisht të rralla.