Maqedoni
Gripi sezonal në Tetovë, rritet numri i pacientëve për ndihmë mjekësore
01.05.2016 18:01
Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Tetovë...

Simptomat më të shpeshta janë ato të gripit sezonal dhe të alergjive, këtë e konfirmojnë të dhënat e mjekëve të shtëpisë së shëndetit në Tetovë ku theksojnë se, temperaturat dhe ndryshimet që ndodhin brenda një kohe të shkurtër, këto ditë ndikojnë tekë pacientet me sëmundje kronike dhe ato me sëmundje alergjike.
“Është e vërtet se ditëve të fundit kemi variacione të temperaturave, kemi rritje të temperaturave ku shihet se kemi oscilime të larta brenda ditës prej mëngjesit deri në mbrëmje apo në drek, ashtu që kjo krejt ndikon tek shëndeti i pacientëve në përgjithësi veçanërisht tek ato pacient që janë me sëmundje kronike, por nuk do të thotë se nuk i tangon dhe nuk i prekë edhe popullatën tjetër në përgjithësi. Është për tu potencuar se me daljen e pranverës dhe me lulëzimin e pranverës kemi paraqitje të madhe të alergjive e cila kombinohet me ndryshimin e temperaturave dhe kjo gjithsesi ndikon në shëndetin e pacientit”, shprehet mjeku i përgjithshëm Bekim Ismaili.
Ndërkohë, mjekët apelojnë tekë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve të pranverës, ku temperatura janë variabël, si me veshjen po ashtu edhe me daljen në natyrë.
“Të kenë kujdes veçanërisht me veshjen e tyre për shkak se ndryshimet janë rapide gjatë ditës temperatura veshja aktuale, dhe kur është shumë nxehtë ato që janë me sëmundje kronike mos të dalin pa nevojë, kurse pacientët që vuajnë nga alergjitë duhet të kenë kujdes sa do pakë të rruhen sepse varësisht prej cilit alergji janë të atakuar, nëse bisedohet për alergjitë që janë të botës bimorë të mos qëndrojnë në vende ku ka lulëzime të madh dhe gjelbërim të madh”, shprehet mjeku i përgjithshëm Bekim Ismaili.
Përndryshe sipas të dhënave zyrtare numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë ditëve të fundit ka arritur mbi 20 %.
VISAR SADIKI
