Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

02.05.2016 10:42

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa...

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë jediseve urbane sot në mëngjes është i matur.
 
Në rrugën rajonale R-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve të urës (për automjete me masë të përgjithshme mbi 5 tonë) komunikacioni do të rikahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhja A1 me R-2137 (D. Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).
 
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malore, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë - Veles, mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - aksi Mavrovë - Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë, Koçan - Dellçevë dhe Resnjë - Bukovë, ku është e mundshme dukuria e shpeshtë e shembjeve të dheut.