Maqedoni
Të drejtat e punëtorëve, sindikatat mbajnë sot protestën e 1 majit
02.05.2016 11:15
Rikthehen sot protestat e qytetarëve, kësaj radhe do të jetë bashkimi i sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve...

Rikthehen sot protestat e qytetarëve, kësaj radhe do të jetë bashkimi i sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve, ata që do të organizojnë një marsh kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve
Lëvizja protestoj, organizatorja e protestave të javëve të fundit, I ka dhënë përkrahje protestës së punëtorëve, që në fakt është protesta tradicionale e një majit, dhe që për shkak të festës së pashkëve, u shty për sot nga sindikatat.
Revolucioni laraman do të rikthehet nesër me marshutën e zakonshme që fillon para prokurorisë speciale.
Ai tashmë ka hyrë në javën e tretë dhe është protestë qytetare kundër vendimit të presidentit për abolimin e 56 zyrarëve të akuzuar për krim dhe në mbështetje të punës së Prokurorisë Publike Speciale.
