Botë
Zjarr në kishën maqedonase në Sidnei, digjet në Nju Jork edhe kisha serbe e shek. XIX
02.05.2016 11:24
Një kishë historike ortodokse serbe në Manhattan, e cila luan një rol të rëndësishëm për komunitetin serb të Nju Jorkut...

Një kishë historike ortodokse serbe në Manhattan, e cila luan një rol të rëndësishëm për komunitetin serb të Nju Jorkut, u përfshi nga flakët vetëm disa orë pasi besimtarët festuan Pashkët.
168 persona të ekipit të emergjencës u angazhuan për të stabilizuar situatën. Përgjatë dy orëve flakët shkatërruan totalisht ndërtesën e shekullit të XIX, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv, por autoritet njujorkeze kanë nisur hetimet.
Para se të shërbente si bosht thelbësor fetar i komunitetit serb në Manhatan, ndërtesa njihej si Trinity Chapel, një kishë episkopate, që u shit për pronarët e saj aktuale në vitin 1943.
Ndërtesa hyri në Regjistrin Kombëtar të vendeve historike në vitin 1968, në të njëjtin vit kur Komisioni i ruajtjes së monumenteve të qytetit i dha asaj statusin historik me argumentin se karakteri i veçantë i kishës, rëndësia historike, interesi estetik dhe vlera e zhvillimit në trashëgiminë dhe karakteristikat kulturore të Nju Jorkut e bëjnë atë të pazëvendësueshme.
Një zjarr ka përfshirë edhe kishën maqedonase në Rokdejll në Sidnei të Australisë. Dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë shuarjes së zjarrit, ndërkohë që është evakuuar menjëherë një shtëpi për të moshuar, që gjendet në afërsi të kishës. Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit.
GAZMEND REXHEPI
