Botë
1 maji në turqi gaz lotjellës kundër protestuesve
02.05.2016 11:43
Policia turke përdori dje gaz lotësjellës ndaj protestuesve që donin të shënonin ditën ndërkombëtare të punës...

Protestuesit u përleshën me policinë, e cila shoqëroi dhjetra prej tyre në komisariat.
Autoritetet lokale u dakorduan me disa sindikata që festimi për 1 Majin të mos mbahet në qendër të qytetit, porn ë një hapësirë tjetër, por protestuesit nuk iu bindën këtij urdhëri.
24.500 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë ishin shprëndarë në të gjithë stambollin.
Stacioni i metrosë në sheshin kryesor Taksim u mbyll tërësisht dhe përgjatë rrugëve u vendosën rrethoja metali.
Sheshi Taksim është vend i përleshjeve gjatë Ditës ndërkombëtare të punës prej se më 1 maj të vitit 1977 u vranë rreth dhjetë njerëz në kohën kur Turqia kalonte nëpër një nga periudhat e saj më turbulente.
Është protestuar dje edhe në shumë vende të tjera të botës. Përleshje të ashpra shpërthyen mes protestuesve dhe policisë në Paris.
Marshimi tradicional shpërtheu në dhunë pasi protestuesit kundërshtojnë një projektligj për punën që pritet të diskutohet nesër në Parlament.
Edhe në Hamburg në Gjermani u mblodhën mbi 20 mijë njerëz dhe pati përledhshje mes policisë dhe disa grupeve.
Në Moskë mijra jnerëz u mblodhën në “Sheshin e kuq” me flamuj, tullumbace e pankarta në duar.
Në pjesë të ndryshme të Azisë, “1 Maji” u kujtua me tubime dhe me thirrjet për rritje page e kushte më të mira pune.
Mijëra njerëzit e mbledhur në Seul të Koresë së Jugut kundërshtuan planet e qeverisë për reforma në punësim.
