Botë
Trazirat në Irak, protestuesit largohen nga “zona e gjelbër”
02.05.2016 12:23
Në Bagdad, protestuesit nisën të largohen nga “zona e gjelbër”, aty ku gjenden ambasadat dhe ndërtesat qeveritare...

Largimi i tyre vjen pas urdhrit të kryeministrit të Irakut, Haider al Abadi, për arrestimin e aktivistëve myslimanë shiitë që mësynë të shtunën ndërtesën e Parlamentit.
Qindra mbështetës të klerikut të fuqishëm shiit, Moktada al Sadr, qëndruan përpara ndërtesës së Parlamentit në Bagdad, një ditë pas mësymjes së saj mes zemërimit që ka ngjallur në radhët e tyre vonesa e aprovimit të një qeverie teknokratësh.
