Botë

Kosovë, të mërkurën liberalizimi i vizave

02.05.2016 12:54

Të mërkurën pritet që Komisioni Evropian të rekomandojë liberalizimin e vizave në zonën Shengen për qytetarët e Kosovës...

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në të njëjtën kohë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan “Financial Times”.  

Kosova ka nisur bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 

“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike. Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike.”- ka thënë Thaçi.