Situata në Siri, Kerry pret ndërprerjen e plotë të luftimeve

02.05.2016 14:53

Sipas tij, në këto orë kritike po punohet për një bashkëpunim me Rusinë....

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, shpreson që diskutimet e Gjenevës të shënojnë progres gjatë këtyre ditëve me qëllim zgjatjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë dhe rinisjen e bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës në vend.

Sipas tij, në këto orë kritike po punohet për një bashkëpunim me Rusinë.

“Shpresojmë të shënojmë progres. Por, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bën thirrje për një ndërprerje të plotë të luftimeve në mbarë vendin si dhe akses të ndihmës humanitare në të gjithë territorin. Natyrisht që kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh ende.”- deklaroi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Vizita e ngutshme e Kerrit në Gjenevë pasoi një telefonatë nga i dërguari i KB-së në Siri, Staffan de Mistura, drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të shpëtuar armëpushim dymujor në Siri, pas luftimeve të ashpra në qytetin e Aleppos.

Moska dhe Uashingtoni ndërmjetësuan marrëveshjen e armëpushimit më 27 shkurt, e cila ka hyrë në fuqi në perëndim të Sirisë, por që përjashton “Shtetit Islamik” dhe “Al Kaedën”. Fuqitë botërore dhe Kombet e Bashkuara po përpiqen të shpëtojnë armëpushimin, duke shpresuar edhe në zgjatjen e tij.

Kerry e bëri të qartë se armëpushimi ishte i nevojshëm në të gjithë Sirinë, teksa situata atje është alarmante. (Gazmend Rexhepi, TVM2)