Rruga Tiranë – Korçë, rifillojnë punimet në pjesën e korridorit tetë
Kryeministri, Edi Rama, ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Korçë, që është pjesë e korridorit të tetë...

Kjo rrugë vlerësohet nga autoritetet shqiptare me një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, pasi lidh portin e Durrësit me vende si Greqia, Turqia, Maqedonia dhe Bullgaria. Projekti i nisur që në vitin 2011, është shtyrë disa herë për shkak të problemeve në projektin fillestar.
“Një nga problemet kryesore që kishte projekti ishte një mur në rrugë, ku asnjë nga njerëzit e gjithë kësaj hapësirë nuk kishte asnjë lloj aksesi, pastaj me dëmin përkatës për ekonominë dhe për aspektin social...”- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky investim prej 152 milionë dollarësh është parashikuar të arrijë deri në 43 km gjatësi dhe ndryshe nga projekti i vitit 2011, në të janë parashikuar 120 ura e nënkalime, si dhe elementë të shumtë sigurie që do t’u vijnë në ndihmë udhëtarëve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
