Ivanovski për vizitë në pikën kombëtare për këmbim të internetit
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski dhe drejtori i Rrjetit akademik hulumtues të Maqedonisë (MARnet) Sasho Dimitrijoski sot do ta vizitojnë sistem-sallën e pikës kombëtare për këmbim të qarkullimit të internatit MatriX.......

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski dhe drejtori i Rrjetit akademik hulumtues të Maqedonisë (MARnet) Sasho Dimitrijoski sot do ta vizitojnë sistem-sallën e pikës kombëtare për këmbim të qarkullimit të internatit MatriX.
Pas vendosjes së pikës kombëtare për këmbim të qarkullimit të internetit, internet-provajderët nuk do të duhet ta realizojnë lidhjen e ndërsjellë dhe këmbimin e qarkullimit në ndonjërën nga pikat për këmbim të qarkullimit të internetit në Evropë (internet-eksçejnxh) por këtë do të mund ta bëjnë në Maqedoni.
Sistem-salla, e ndërtuar sipas standardeve të paraparapa për këtë dedikim, është locuar në hapësirat e ndërtesës së Radiotelevizionit të Maqedonisë, ndërsa do të jetë në suaza të MARnet-it si institucion i pavarur.
