Botë

Tre bomba tronditin Bagdadin, 14 të vdekur, dhjetëra të lënduar

02.05.2016 16:16

14 persona gjetën vdekjen në Bagdad, pasi tre bomba shpërthyen në lokacione të ndryshme të kryeqytetit irakian...

Të lënduarit janë me dhjetëra persona. Shpërthimet ndodhën në lagjen Saydija, një lagje e banuar kryesisht me sunitë.

Vetëm nga bomba e parë mbetën të vdekur 11 persona dhe 30 u lënduan.

Shumica e viktimave janë pelegrinë shiitë, të cilët sot festojnë ditën e imamit Musa al Kadhim, një nga stër stër nipërit e profetit Muhamed.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e zonës.