“Eurostat”: 755 fëmijë nga Kosova, azil në BE

02.05.2016 18:00

“Eurostat” ka bërë të ditur se të paktën 755 të mitur nga Kosova kanë kërkuar azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, edhe atë 745 prej tyre në Hungari, si dhe 10 të tjerë në Slloveni...

Po ashtu, të paktën 480 fëmijë nga Shqipëria të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Në dokumentin e publikuar bëhet me dije se numri më i lartë i tyre është në Britaninë e Madhe, ku numri i azilkërkuesve minorenë shqiptarë është 455.

Vende të tjera në të cilat fëmijët janë regjistruar si të pashoqëruar janë Luksemburgu, ku numri i tyre është 15, dhe Irlanda me 10.

Megjithatë, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi “Eurostat” ka publikuar vetëm shifrat për grupet e shtetasve që zënë tre vendet e para në të gjitha vendet anëtare të BE-së për nga numri i kërkesave.

Në terma të përgjithshëm shifrat janë alarmante, në kushtet kur në total numri i fëmijëve të pashoqëruar është 88.300, pjesa më e madhe e të cilëve nga mosha 16 deri në 17 vjeç.