Thaçi: Çështja e vizave, çështje orësh

02.05.2016 18:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, me ç’rast ka theksuar se kjo çështje tanimë nuk është çështje ditësh apo javësh, por është çështje orësh...

Sipas Thaçit, heqja e vizave për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të vetmit nga rajoni që udhëtojnë me viza në vendet e BE-së, ka qenë një vonesë e panevojshme nga Brukseli, por është një meritë e jashtëzakonshme e institucioneve të vendit.