Maqedoni

Moti me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut

03.05.2016 09:07

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet më të dobët...

Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit dhe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare e kohëpaskohshme e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet rreth 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 14 gradë.
 
Edhe në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të ketë edhe më shumë periudha me diell, por do të fryjë erë mesatare e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Të mërkurën temperatura maksimale do të lëvizë prej 12 deri 19, ndërsa të enjten mot kryesisht stabil dhe temperatura do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë./Mia