Dita Botërore e Astmës, aktivitete edhe në Maqedoni
Sot shënohet Dita Botërore e Astmës, me ç’rast nuk do të mungojnë aktivitetet edhe në Maqedoni...

Në organizim të Shoqatës respiratore të Maqedonisë organizohet takimi i ekspertëve me temën "Strategjia për ballafaqim me astmën në Maqedoni".
Njëherit, Instituti i Shëndetit Publik-Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologji, Shoqata e pulmologëve të Maqedonisë dhe Shoqata e Maqedonisë për alergologji dhe imunologji klinike do të përfshihen në shënimin e Ditës Botërore të Astmës me aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në 20 qendra rajonale në Maqedoni.
Siç informojnë nga Shoqata respiratore e Maqedonisë, Astma është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike në botë.
Më shumë se 330 milionë njerëz në botë kanë Astmë. Vlerësohet se numri i të sëmurëve nga Astma do të rritet për më shumë se 100 milionë deri në vitin 2025.
Ajo paraqet ngarkesë të madhe për shoqëritë në nivel global. Po ashtu në nivel botëror janë regjistruar më shumë se 500.000 hospitalizime dhe 250.000 raste të vdekjes nga Astma.
