Maqedoni

Tre të lënduar në një aksident afër Rosomanit

03.05.2016 11:20

Tre persona janë lënduar gjatë përplasjes të një automjeti dhe një autobusi mbrëmë në orën 21:15 në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep...

Tre persona janë lënduar gjatë përplasjes të një automjeti dhe një autobusi mbrëmë në orën 21:15 në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, në afërsi të Rosomanit, informoi sot Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.
 
Në aksident lëndime kanë marrë shoferi i automobilit, i cili është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, si dhe dy bashkudhëtarë të tij të moshës 32 dhe 15 vjeçarë, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në ISHP Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar.
 
Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi ekspert nga Sektori i punëve të brendshme të Velesit./Mia