Botë

Turqi, Parlamenti kthehet sërish në arenë boksi

03.05.2016 11:43

Parlamenti turk sërish u shndërrua në arenë dhune midis deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim...

Parlamenti turk sërish u shndërrua në arenë dhune midis deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan si dhe deputetëve opozitarë të Partisë Demokratike Popullore (HDP).

Situata doli jashtë kontrollit nga përleshjet e deputetëve. Shkak i grindjes masive besohet një koment i ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag, i cili akuzoi partinë HDP si mbështetëse të kurdëve dhe nxitje të dhunës në seancën e së enjtes së shkuar në Parlament.

Deklarata shkaktoi zemërim në radhët e deputetëve opozitarë, të cilët e konsideruan si “shpifje”.

Ajo që ka shkaktuar debat të thellë janë amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së vendit, të cilat synojnë zhveshjen e deputetëve nga imuniteti.

Partia HDP e shikon këtë si nismë për arrestimin e deputetëve opozitarë nga partia në pushtet.

Nga ana tjetër, presidenti, Rexhep Taip Erdogan, e ka akuzuar partinë në fjalë se ka lidhje me partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

BELINDA KOKA-DEMI