Grupi ndërkombëtar i Krizave: Maqedonia, në mesin e vendeve në krizë
Grupi ndërkombëtar i Krizave e ka vendosur Maqedoninë në mesin e vendeve në krizë...

Gjendja në Maqedoni po keqësohet, vlerëson Grupi ndërkombëtar i Krizave, i cili në listën e saj të rregullt mujore për vëzhgim të krizave dhe konflikteve në botë, të publikuar mbrëmë në ueb faqen e tij, e ka vendosur Maqedoninë në grup me Afganistanin, Bangladeshin, Gambinë, Irakun, Kongon, Sirinë dhe Nagorni Karabahun.
Grupi ndërkombëtar i Krizave i thekson zhvillimet në prill të këtij viti dhe paralajmërimin e LSDM-së për bojkotim të zgjedhjeve të 5 qershorit, vendimin e presidentit Ivanov për abolimin e politikanëve dhe pengimin e punës së Prokurorisë Speciale.
Po ashtu theksohen edhe protestat, vdekja e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Kosta Kërpaç, dhe raportin e “Fridom Hause”, ku Maqedonia është kualifikuar si vend jo i lirë sa i përket lirisë së mediave.
