Botë

Kosova pranohet në UEFA

03.05.2016 13:40

Kosova zyrtarisht është anëtare e barabartë e Federatës evropiane të Futbollit...

Vendimi u soll me 28 vota pro në Kongresin e UEFA-s, në Budapest, ku u vendos që Kosova të bëhet anëtarja e 55-të e Federatës evropiane.
 
Kjo i hap rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën botërore të Futbollit–FIFA, në kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.
 
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, duke falënderuar për mbështetjen, vlerësoi se kjo është një ditë historike për Futbollin e Kosovës.
 
Ndërsa nuk munguan edhe tentimet e Federatës serbe që të pengojë anëtarësimin e Kosovës, por Vokrri ia doli që të bind shumicën e anëtareve që edhe Kosova të jetë vend anëtar i UEFA-s.
 
FIFA, në janar të vitit 2014, i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve anëtare të FIFA-s, në nivele klubesh dhe ndërkombëtare, ndërsa tanimë Kombëtarja e Kosovës dhe klubet do të mund të garojnë të barabartë me klubet tjera evropiane. 
 
SANIJE DURAKU