Futboll

B. Munich-Atl. Madrid, kërkojnë finalen e Championsit

03.05.2016 14:41

6 ditë pas asaj sfide shumë të bukur që u zhvillua në Vicente Calderon, Bayern Munich dhe Atletico e Madridit...

6 ditë pas asaj sfide shumë të bukur që u zhvillua në Vicente Calderon, Bayern Munich dhe Atletico e Madridit do të përballen sërish këtë herë në Mynih, ku mbrëmjen e kësaj të Marte do të përcaktohet edhe skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Uefa Champions League.
 
Pas asaj paraqitjeje shumë të mirë në sfidën e parë, Atletico në këtë gjysmëfinale të kthimit do të hyjë në fushë me një objektiv të vetëm të mbrojë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë, mision jo i lehtë për tu arritur duke ditur që përballë Los Colchoneros do të jetë Bayerni i Guardiolës një skuadër që në Allianz Arena ka arritur të shtypë cdo kundërshtar që i ka dalë përpara gjatë 2 sezoneve të fundit.
 
Atletico në këtë sfidë do të kërkojë edhe një hakmarrje të vogël për atë finale të humbur 42 vjet më parë në Kupën e Kampionëve.
 
El Cholo ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve për këtë sfidë pasi janë kthyer nga dëmtimet respektive edhe gjigandi i prapavijës Diego Godin, dhe mesfushori i krahut Yannick Ferreira Carrasco.
 
Te Bayerni mungesa e madhe është ajo e Arjen Robben ndërsa Jerome Boateng pritet të aktivizohet titullar nga Guardiola në qëndër të mbrojtjes pas asaj paraqitjeve pozitive ndaj Gladbahut sfidë në të cilën shtalarti i kombëtares gjermane u rikthye në fushën e lojës pasi gati 3 muajsh.
 
Një clirim ky për skuadrën bavareze duke problemet që kanë hasur në mbrojtje gjatë mungesës së Boateng. Në vigjilie të kësaj sfide trajneri i Atleticos Diego Simeone u dha një përgjgije të gjithë kritikëve duke deklaruar se ai punon për të fituar dhe jo për t’u pëlqyer të tjerëve.
 
Në përfundim të sfidës së parë në kampin bavarez u ankuan për stilin e lojës që aplikojnë Los Colchoneros, por nëse dëshirojnë kualifikimin në finalen e Champions-it, Guardiola dhe të besuarit e tij duhet të gjejnë një mënyrë për ti bërë ballë kësaj Atleticoje pasi filozofia e skuadrës bardhekuqe nuk do të ndryshojë as në Mynih.