ZGJEDHJET-MAQEDONI

Filloi paraqitja e shtetasve të Maqedonisë në Diasporë për zgjedhjet parlamentare

18.03.2014 11:13

Për votim në zgjedhjet presidenciale janë paraqitur gjithsej 8.311 shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në vendet e huaja.....

Përfaqësitë diplomatiko-konsullare nëpër botë kanë filluar t'i pranojnë paraqitjet e shtetasve të Maqedonisë për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët të cilët jetojnë në diasporë kanë mundësi që deri në fund të marsit të paraqiten për votim.

Goran Trajkov, zëvendëskonsull në Nju-Jork, përkujton se qytetarët të cilët tani më janë paraqitur për votim në zgjedhjet presidenciale, do të duhet sërish të paraqiten.

Formulari për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të gjendet në internet faqen e KSHZ-së -http://www.sec.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=249:obras....

Për votim në zgjedhjet presidenciale janë paraqitur gjithsej 8.311 shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në vendet e huaja.