Maqedoni

Sh. M. “Marija Kiri Sklladovska”, drejtimi Teknik i kimisë teknologjike edhe në shqip

03.05.2016 16:44

Për vitin shkollor 2016/2017, në Shkollën e Mesme “Marija Kiri Skllodovska” për herë të parë do të hapet një paralele e drejtimit Teknik i kimisë teknologjike...

Ndihmësdrejtori, Vedat Mustafa, thotë se tashmë është përgatitur edhe një fushatë promovuese për drejtimin e ri, por edhe për gjithçka tjetër që kjo shkollë ofron për nxënësit.
 
Sipas tij, drejtimet e kësaj shkolle të mesme u mundësojnë nxënësve që të kyçen më lehtë në tregun e punës me drejtime edhe deficitare për momentin.  
 
“Për vitin shkollor 2016/2017 kemi një risi, kemi edhe një drejtim, i cili deri më tani ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase, kurse prej sivjet do të jetë në gjuhen shqipe. Meqë i plotëson kushtet shkolla, kemi laborant të mjaftueshëm për atë drejtim. Shpresojmë se do të ketë interesim për këtë drejtim të ri, meqë vitin e kaluar ka pasur  interesim të madh në drejtimet tjera.”- deklaroi ndihmësdrejtori në Sh. M. “Marija Kiri Skllodovska”, Vedat Mustafa.
 
Në Shkollën e Mesme “Marija Kiri Skllodovska” janë 16 paralele  me mësim në gjuhën shqipe.
 
Në këtë shkollë gjithashtu funksionojnë aktualisht edhe drejtimet profesionale, si drejtimet e mjekësisë: Teknik laboratorik-farmaceutik dhe Teknik laboratoriko–medicinal.
 
Ky i fundit madje është i vetmi i këtij lloji në Shkup, ku mësohet në gjuhën shqipe.
 
Gjithashtu funksionojnë edhe drejtimet Teknik i proceseve prodhuese dhe Teknik i optikës së syve, që të dy drejtimet janë drejtime të vetme në Maqedoni me mësim në gjuhën shqipe. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ