Botë
Najrobi, nxirret gjallë pas 72 orësh nën rrënojat njëvjeçarja
03.05.2016 17:06
Një vajzë njëvjeçare në Kenia ka arritur të mbijetojë 71 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga shirat e rrëmbyeshëm...

Vajza ishte e dehidruar, por gjallë, dhe aktualisht është duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin kombëtar të Kenias në Najrobi.
Ky shpëtim është konsideruar si mrekulli pas tragjedisë që i mori jetën deri tani 21 personave.
Ekipet e ndihmës së shpejtë deklarojnë se shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar janë pothuajse zero, pasi ndërtesa u shemb të premten në mbrëmje dhe që të shtunën në mëngjes kanë humbur shpresat për të mbijetuar të tjerë.
Gjithsesi, shpëtimi i njëvjeçares tregon se mrekullitë ekzistojnë.
