Maqedoni

Një person humbi jetën, tjetri është lënduar rëndë në aksidentin afër Tetovës

03.05.2016 19:12

Sot diç pas orës 12 në rrugën e vjetër Tetovë-Kopje afër nënkalimit të Dibrës automjeti "hjundai" ka humbur kontrollin...

Sot diç pas orës 12 në rrugën e vjetër Tetovë-Kopje afër nënkalimit të Dibrës automjeti "hjundai" ka humbur kontrollin, është përplasur me shtyllën e betonit dhe është rrotulluar përmbys, me ç’rast M.M. (38) nga Tetova nga plagët e marra në rrugë drejt spitalit të Tetovës ka vdekur.
 
Sipas informatave fillestare, shoferi (31) R.M. nga Tetova ka marrë lëndime të rënda trupore në kokë dhe pas ndihmës në spitalin e Tetovës urgjentisht është transferuar në Klinikën në Shkup.
 
Aktualisht vazhdon ekspertiza nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë rreth shkaqeve nga ky aksident i rëndë i komunikacionit./mia