Maqedoni

Disa pjesë të Butelit, Çairit dhe Gazi Babës nesër pa ujë

03.05.2016 19:44

Nga ora 9:00 nesër pa unë do të mbesin shfrytëzuesit e lagjes Vizbeg, komuna e Butelit...

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të pastrimit dhe klorimit të rezervuarit në Vizbeg dhe do të jetë deri në përfundimin e punëve.
 
Për shkak të ndërhyrjes së punëve në ujësjellës, në tubacionin kryesor në udhëkryqin midis rrugëve "Cvetan Dimov" dhe "Kosta Abrasheviq" nesër nga ora 9:00 e deri në orën 14:00 pa ujë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve "Pançe Nedelkovski", "Çairska", "Cvetan Dimov" dhe "Sevastopolska" si dhe objekti i gjinekologjisë Çair dhe lagjen Gazi Babë./mia