Botë

Lista e vendeve ku mohimi i religjionit dënohet me vdekje

03.05.2016 20:52

Në raportin vjetor të Organizatës Liri e mendimit dhe organizata humanitare ndërkombëtare Bashkimi Etik...

Në raportin vjetor të Organizatës Liri e mendimit dhe organizata humanitare ndërkombëtare Bashkimi Etik, i publikuar nga fundi i muajit prill, janë theksuar 13 shtete ku refuzimi i përcaktimit fetar ose largimi nga feja dënohet me vdekje.
 
Në raport theksohet se në ato 13 vende shumica e banorëve janë të fesë islame, thekson Tanjug.
 
Afganistan, Iran, Malajzi, Maldivi, Mavritani, Nigeri, Pakistan, Katar, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni janë vende me ligje radikale që kanë të bëjnë me të gjitha llojet e kufizimeve fetare.
 
Të gjitha këto vende me përjashtim të Pakistanit kanë dënim me vdekje për mohimin e fesë dhe religjionit.
 
Në raport theksohet se vende më të lira, kur ateizmi është në pyetje është Xhamajka, Uruguai, Japonia, Tajvani dhe Belgjika./mia