Maqedoni

“Revolucioni i larmë” serish në rrugë, ngjyroset gjykata themelore Shkupi-1

03.05.2016 21:14

Lëvizja civile “Protestoj” për 15 ditë me rradhë vazhdoi protestat e njohura tashmë si “Revolucioni i larmë”...

Ata pas pushimit 5 ditësh të festave sërisht janë rikthyer në rrugë për të shprehur revoltin e tyre kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen kolektive të politikanëve nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike.
 
Ata edhe kësaj rradhe dhanë mbështetje Prokurorisë Speciale Pubike dhe më pas u nisën drejt Gjykatës  Themelore  Shkupi-1 ku hodhen ngjyrë drejt kësaj godine.
 
“Kjo gjykatë kishte rast të mirë të rikthehet në këmbë të veta me formimin e Prokurorisë Speciale Publike por ata nuk ditën të shfrytëzojnë këtë rast. Për çdo kërkes të Prokurorisë Speciale nuk kishte paraburgim nga kjo gjykat dhe kjo është apsurd”, shprehet protestuesi.
 
“Inkurajoni të ardhmen tonë, sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Ose do të jetojmë në demokraci dhe do të ketë barazi për të gjithë ose fëmijët tanë do ti dëgjojmë  përmes skapjit dhe viberit. Ose të gjithë ne do ti rikthejmë parimet themelore ose nuk do të na keni këtu”, shprehet protestuesi.
 
Lëvizja civile “Protestoj” e katërta  javë që kërkon dorheqjen e presidentit Ivanov, anulimin e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat urgjente nga raporti i PRIBE-së.
 
Organizatorët e protestave thanë se do të vazhdoijnë të qendrojnë në rrugë për çdo ditë derisa nuk plotësohen kushtet e tyre. Protesta të njëjta nga kjo lëvizje u organizuan edhe në Tetovë dhe Strumicë.
 
REXHEP QAMILI