Maqedoni
Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
04.05.2016 09:09
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal, më i shpeshtë në pjesët perëndimore dhe veriore...

Pasdite do të ketë periudha të shpeshta të diellit. Gjatë ditës do të fryjë erë veriperëndimore e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të jetë kohë pas kohe me intensitet më të fuqishëm.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, paradite kryesisht me vranësira me shi të kohëpaskohshëm, ndërsa pasdite vranësira do të zvogëlohet dhe do të ketë periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e forcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri rreth tetë gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, kohëpaskohe me periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites me shi lokal dhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave. Deri të enjten do të fryjë erë e forcuar veriore. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale./Mia
