Maqedoni
Nga Demir Kapija fillojnë aksionet për pastrimin e mbeturinave
04.05.2016 09:42
Në organizim të Go Green, Eja Maqedoni dhe Grashnicë, sot fillon seria e aksioneve për pastrimin e mbeturinave në Shkup, Ohër, Demir Kapi, Mavrovë dhe Krushevë...

Qëllimi është përforcimi i vetëdijes publike për problemin me mbeturinat veçanërisht në destinacionet turistike.
Aksionet do të fillojnë në orën 10:00, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit janë siguruar thasë për mbledhjen e mbeturinave dhe doreza.
Aksioni i parë fillon në Demir Kapi, me pastrimeve e shtigjeve për këmbësorë deri në Çiflik dhe deri në fshatin Klisura, ndërsa e organizojnë Maqedonia travel dhe autoritetet lokale. Në Krushevë aksionet do të mbahen më 6 dhe 7 maj me pastrim deri te Meçkin Kamen dhe deri te liqeni i Krushevës në organizim të Heli Klub nga Krusheva, më 6 maj në organizim të Grashnicës dhe Go Green në Ohër do të pastrohen shtigjet e pyllit Galiçicë, më 7 maj do të pastrohet në katër lokacione të cilat i përfshijnë Goricën 2, Gjirin e kockave, fshatin Elshan në Ohër, derisa më 8 maj aksionet përfundojnë me pastrimin në Shkup dhe Mavrovë.
Siças organizatorëve, turistët e huaj çdoherë e më shumë interesohen për gjendjen me mjedisin jetësor në destinacionin të cilin e vizitojnë. Çdoherë e më shumë turistë janë në hetim pas destinacioneve "të gjelbërta" të cilat janë proaktive ndaj çështjes së mjedisit jetësor: menaxhim me mbeturinat, emetimet e karbonit, ruajtja e biodiversitetit dhe furnizimit me ujë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 54 për qind e të anketuarve e marrin parasysh ekologjinë para se të udhëtojnë, ndërsa 82 për qind do të paguanin më shumë për shërbime dhe produkte të "gjelbërta".
Go Green u bën thirrje të gjtihë qytetarëve të Shkupit, Demir Kapisë, Ohrit, Krushevës dhe Mavrovës, por edhe nga tërë shteti të përfshihen drejt aksioneve. "Duhet të angazhohemi të gjithë që ta rrisim vetëdijen te qytetarët për mbeturinat, vendosjen e infrastrukturës për menaxhim me mbeturinat dhe implementimin e duhur të shumë rregullave të sjellura dhe planeve për menaxhim me mbeturinat", theksojnë nga Go Green.
Në Maqedoni mesatarisht një banor prodhon 380 kilogramë mbeturina, derisa në Ohër për shkak të numrit të madh të turistëve mesatarja është dyherë më e madhe gjatë sezonit turistik. Përqindja më e madhe nga këto mbeturina, 99,4 për qind vendosen në deponi.
Sipas organizatorëve, destinacioni i papastër e ndëron fotografinë e turistit për bukurinë e destinacionit.
Aksionet për pastrimin e mbeturinave janë në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit publik dhe turistik./Mia
