Maqedoni
Shefi i SHM-së të forcave të armatosura të Hungarisë për viztitë në ARM
04.05.2016 10:24
Për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë prej sot do të qëndrojë shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të Armatosura (FA) të Hungarisë Tibor Benko...

Delegacioni i FA të Hungarisë i shoqëruara nga ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Jozef Bence do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e nikoqirit, shefi i SHM-së të ARM-së gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski.
Siç është paralajmëruar, gjenerali Benko sot do të realizoj takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Joelvski.
Situata e sigurisë në rajon me përqendrim në krizën migruese, procesi i transformimit të ARM-së dhe pjesëmarrja në operacione për mbështetje të paqes, gjendja aktuale dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral të armatës me ofrim të kapacitetve me të cilat disponon SHM-ja e RM-së dhe ARM-ja , janë tema në të cilat do të bisedohet në takime.
Shefi i SHM-së të FA të Hungarisë, gjatë qëndrimit në Republikën e Maqedonisë do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandat suprem i FA Gjorge Ivanov, ndërsa do ta vizitoj edhe poligonin e armatës "Krivollak" dhe karrulen Bogorodicë në kufirin Maqedoni-Greqi./Mia
